• Sat. Oct 18th, 2025

Shkoi për t’i vjedhur banesën dhe vrau plakun, arrestohet pas një viti faqeziu shqiptar në Itali

Bykfvanews

Mar 27, 2025 #Banes, #Itali, #shqiptar

 

 

Një ngjarje kriminale e ndodhur më 5 mars 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti.  Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars 2024 në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm.

Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh. Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal.

Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për ti vjedhur sendet, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë Roberto Basso.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Leonard Shehut. Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit.

Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *