• Fri. Oct 10th, 2025

Gucati pas vizitës së Thaçit: E kam përjetuar rëndë, ma kujtoi dhimbjen time

Bykfvanews

Mar 21, 2025

 

 

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi.

Ai në“T7” ka thënë se e ka përjetuar rëndë këtë ngjarje, e cila shtoi se i ka kujtuar dhimbjen e tij.

“Këtë ngjarje e kam përjetuar vet. E kam përjetuar rëndë, ma ka përkujtuar dhimbjen time. Unë kam qenë shumë i mërzitur, meqë z. Thaçi s’mund t’ia gjuaj një grusht dhe”.

“Ky është shteti jonë që s’interesohet për neve dhe për ata që janë atje në burg”

“Është dhimbje shumë e madhe. E kam përjetuar unë, Kadriu para meje. Është dhimbje shumë e madhe, shokët ta heqin mërzinë, por kur në orën 9 mbyllet dera e dhomës, je vetëm me Zotin dhe është shumë e vështirë, por këto janë sprova” – ka thënë Gucati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *