• Fri. Oct 10th, 2025

Shtatë vjet nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, Kurti e harron rishikimin

Bykfvanews

Mar 21, 2025 #7', #miratim, #vjet

 

 

Sot janë bërë shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës e miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Kjo u bë me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Aso kohe seanca ishte ndërprerë për disa herë me radhë pasi Vetëvendosja, tash në pushtet, gjuante gaz lotsjellës.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët, e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

Pavarësisht premtimeve nga kryeministri aktual, Albin Kurti, se demarkacioni do të rishikohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *