Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Në videon e siguruar nga tch, shihet momenti kur Berisha pritet nga mbështetësit e tij.
Kryedemokrati nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.
