• 1 Dhjetor 2025 10:10

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Elbasan

Dhj 1, 2025

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) në Elbasan.

Biznesmeni është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Po ashtu besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

Më herët bëmë të ditur se Mëhalla është pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan, shkruan KFVA.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.