• 1 Dhjetor 2025 02:10

Ronaldo kundër portierit robot të pamposhtur – arrin të realizojë (VIDEO)

Nën 30, 2025

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo u përball me një pengesë shumë të vështirë në portë gjatë një seance stërvitore për ekipin kombëtar portugez – me një portier robot që supozohej të ishte i pamposhtur.

Pajisja “e pamposhtur” u soll në duelin kundër njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori nga YouTuber Mark Rober.

Ronaldo e qëlloi robotin për penallti, por portieri, i cili lëviz rreth vijës së portës, ia priti të gjitha përpjekjet, veç një.

Megjithatë, Ronaldo arriti të shënonte, inteligjenca e tij e mposhti makinën që supozohej e pamposhtur.

Mund ta shikoni videon e duelit midis Ronaldos dhe robotit KËTU.