• 1 Dhjetor 2025 01:15

“Amanetin tënd, Roelin do ta shoh si sytë e ballit”, fjalimi i motrës në mbledhjen komemorative për Shpat Kasapin

Nën 30, 2025

Në mbledhjen komemorative që po mbahet në Tetovë për Shpat Kasapin, ka folur motra e tij. Ajo e ka kujtuar Shpatin si një njeri me zemër të bardh, e një njeri fisnik, shkruan KFVA,

Ajo tha se e ka të vështirë të gjejë fjalët për dhimbjen që ndjen dhe se e ka të pamundur të pranojë humbjen e tij.

Fjalimi i plotë:

“Sot me zemër të thyer jemi mbledhur këtu për të dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim. Është shumë e vështirë të gjejë fjalët që mund të përshkruajnë dhembjen që ndjej. Është humbje e një pjese të shpirtit, e një zëri të mrekullueshëm që na ka shoqëruar gjithë jetën”

“Shpat shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë. Ishe së pari një njeri me zemër të bardhë, të butë, njeri fisnik, dije të ndjeje hallet e të tjerëve nga empatia jote e madhe, dhe të gëzoheshe me lumturinë e të tjerëve. I doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh. Është e rëndë të pranojmë se nuk do ta dëgjojmë zërin tënd, por do të mbetesh mes nesh”

“Jeta e Shpatit ishte shembull dashurie, një shenjë që bën të kuptojmë se njeriu me vete merr atë që ka dhënë. Sot nuk do të themi lamtumirë gjithmonë. Do të ngelesh dritë në familjen tonë dhe bekim që zoti na dhuroi. Amanetin tënd, Roelin do ta shoh si sytë e ballit. Jam krenare që jam motra jote, vëllau im i vockël Shpati”

/Reporteri.net/