Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa zona janë pa furnizim të ujit, për shkak të për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i punimeve në kanal, përcjell Gazeta KFVA.
Zonat të cilat s’kanë furnizim, janë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi, një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, dhe pikat e larta në lagjen Arbëria.
Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit nga ora 05:00 të mëngjesit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i punimeve në kanal. Si pasojë, pa furnizim me ujë janë këto zona: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi, Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë, Pikat e larta në lagjen Arbëria. Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
Tutje KRU bën të ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht.
“Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
