• 1 Dhjetor 2025 01:34

Lushtaku: Mbajtja e seancës ndaj Thaçit më 28 nëntor, dëshmi se Specialja është politikisht e manipuluar

Nën 29, 2025

Mërgim Lushtaku i PDK-së, ka reaguar pasi Specialja mbajti  seancë për Hashim Thaçin me 28 nëntor, Ditën e Flamurit.

Lushtaku tha se mbajtja e seancës gjyqësore sot, më 28 nëntor, në një ditë pushimi për institucionet gjyqësore të Kosovës, është një tjetër dëshmi se Gjykata Speciale është e ndikuar dhe politikisht e manipuluar.

“Është e papranueshme që kjo Gjykatë, që pretendon të jetë institucion i drejtësisë, vazhdimisht po tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë” shkruan Lushtaku në Facebook.

Reagimi i plotë:

Në Ditën e Kombit, Specialja Provon Përsëri Të Ulë UÇK-në!

Mbajtja e seancës gjyqësore sot, më 28 nëntor, në një ditë pushimi për institucionet gjyqësore të Kosovës, është një tjetër dëshmi se Gjykata Speciale është e ndikuar dhe politikisht e manipuluar.

Është e papranueshme që kjo Gjykatë, që pretendon të jetë institucion i drejtësisë, vazhdimisht po tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Diskriminimi dhe trajtimi i padrejtë nuk kanë vend në një proces gjyqësor!