• 1 Dhjetor 2025 01:35

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Nën 29, 2025

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë fundjavës pritet një ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike, me vranësira të shpeshta dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin.

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Në disa zona do të ketë riga shiu të përziera me borë, ndërsa në viset e larta priten reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale, sipas IHMK-së do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 1–3°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Të dielën moti do të vazhdojë me vranësira të dendura. Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të jenë ndërmjet -1 dhe 0°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 2 deri në 5°C. Erërat do të jenë të dobëta nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

Instituti apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm në orët e mëngjesit për shkak të mundësisë së ngricave në disa rajone.