Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga festimi i 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe sakrificës së heronjve.
Osmani shkroi se ceremonia nën flamurin kuq e zi mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit. Ajo vuri në dukje se çdo hap që hedh sot kombi shqiptar është një amanet i heronjve që ranë për liri dhe pavarësi.
“28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim,” shkroi Osmani.
Ajo i uroi gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, duke theksuar vlerat e përbashkët dhe trashëgiminë historike që bashkon kombin.
