Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj prnaoi mesazhin e urimit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameriikës, Donald Trump, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.
Në një reagim në rrjete sociale, Begaj thotë se ndan përshëndetjen e liderit të SHBA për shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme.
“Është nder për mua të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Presidentit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.
Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qenë gjithmonë, dhe do të jetë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, ka shkruar Begaj.
