• 1 Dhjetor 2025 03:37

3.7 miliardë euro të investuara nga BE’ja në Kosovë nga 1999: Partneri më i fortë dhe më i besueshëm

Nën 28, 2025

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka njoftuar se që nga viti 1999, BE’ja ka investuar në Kosovë 3.7 miliardë euro, shkruan Reporteri.net.

Këto mjete kanë shkuar për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës.

BE’ja ka thënë se është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm, teksa ka premtuar vazhdim të mbështetjes.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor  dhe infrastrukturës , përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme  dhe promovimin e kulturës . Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë. Në çdo hap, BE-ja është për krah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet në njoftim.