• 1 Dhjetor 2025 01:15

KFOR uron Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë: Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë

Nën 28, 2025

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një mesazhi zyrtar në rrjetet sociale.

Në urimin e tyre, KFOR thekson rolin e Shqipërisë si një aleate e rëndësishme brenda NATO-s dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në misionin paqeruajtës në Kosovë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 shtetet kontribuuese në misionin e KFOR-it,” shkruan misioni, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #StrongerTogether dhe #Albania.