Drita është nikoqire e Shkëndijës së Tetovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Konferencës, ku çdo gjë po frymon kuqezi në prag të festive të nëntorit.
Klubi nga Gjilani aktualisht është në pozitën e 13-të në renditje me 5 pikë të grumbulluara, teksa Shkëndija renditet e 25-të me 4 sosh.
Duke marrë parasysh se kjo ndeshje po cilësohet si vëllazërore, atmosfera në stadium po del të jetë më ndryshe, me ‘Intelektualët’ dhe ‘Ballistët’ që janë duke dhuruar spektakël në tribuna.
“Mora fjalë” këngë kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari u këndua me gjithë zemër nga pothuajse 6 mijë veta sa janë në stadium.
Po ashtu për herë të parë në një garë të fazës së grupeve në garat evropiane është kënduar himnin kombëtar.
Në anën tjetër edhe Intelektualët dhe Ballistët prezantuan dy super koreografi që kishin lidhje me festat e nëntorit dhe bashkimin e shqiptarëve.
