• 27 Nëntor 2025 22:40

Bajrami për deklaratën e ish asamblistit të VV: Burgu i pret keqpërdoruesit

Nën 27, 2025

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar deklaratën e ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Beqir Lahu, i cili në Asamblenë e sotme përmendet planet e VV-së për bllokimin e punëve të Përparim Ramës.

Bajrami ka thënë se kjo video konfirmon se kush ka mashtruar e korruptuar, përcjell KFVA.

Postimi i saj:

Qe një video origjinale, e regjistruar sot në Kuvendin e Komunës së Prishtinës:

Shiheni vetë, kush ka mashtru, qysh janë korruptu, shihni qysh kanë blloku. Shihni kush është kundër qytetit, shtetit dhe kush është kundër qytetarëve!

Qytetarët me votë kanë me ju largu e burgu i pret të gjithë keqpërdoruesit.

Videoja nuk është montazh as me AI siç bëjnë Vetevendosja.