Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot në Shkodër se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit janë normale në një sistem demokracie.
Ajo tha se shpreson që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e reja do të konstituohet sa më shpejt pasi qytetarët presin të merren vendime të tjera në të mirë të vendit.
“Situatat politike apo kjo që po ballafaqohet Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në demokraci. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit. Shpresoj që të kemi qeveri sa më parë, sepse qytetarët e Kosovës mezi presin. Festa e 28 nëntori i bashkon të gjithë shqiptarët”, tha Osmani.
Ajo theksoi se çdo iniciativë që e afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është shumë e mirëseardhur.
