Presidentja Vjosa Osmani është shprehu se beson që zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë demokratike dhe të qeta.
Në një paraqitje për media nga vizita në Shkodër, ajo ka theksuar se menjëherë pas zgjedhjeve pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeverisë e re.
“Festat e Nëntorit janë të veçanta pavarësisht situatave politike, situatat politike apo kjo me të cilën po ballafaqohet Kosova tani për tani, përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një demokraci. Jam e bindur sikurse çdo proces zgjedhor edhe ky do të shkojë mirë dhe do të shkojë në rregull bazuar në standardet më të larta demokratike nuk shoh asnjë problem”.
“Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve do të kemi konstituim të Kuvendit. Pastaj të kemi edhe Qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës me padurim presin të merren edhe shumë vendime të tjera të cilat janë në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.
