Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të kryeqytetit.
Për këtë ka reaguar Ministri në detyrë në Financave, Hekuran Murati i cili meritat i ka lënë VV-së.
“Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, thotë Murati mes tjerash.
Reagimi:
Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike.
Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet.
