• 27 Nëntor 2025 15:31

Profesori i UP-së, Gëzim Qerimi i bashkohet PDK-së

Nën 27, 2025

Profesori i asociuar i Universitetit të Prishtinës, Gëzim Qerimi i është bashkuar PDK’së, shkruan KFVA

Lajmin e ka dhënë i pari i kësaj partie, Bedri Hamza.

Hamza në një postim në Facebook, tha se Qerimi përveç përvojës profesionale është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor.

“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

POSTIMI