Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se do të ndahen mjetet për RTK-në, e ato janë nga kategoria e kursimeve, raporton KFVA.
Ai tha se kjo zgjidhje është veçse një improvizim i detyruar.
“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e komisioneve parlamentare ët arrihet zgjidhja e duhur për të cilat kishin përgjegjësi të gjitha partitë politike. Ne nuk kishim votat e mjaftueshme pasi partitë e tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati në konferencën për media, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje po ndajmë mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotme apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin e RTK-së”, tha Kurti.
