• 27 Nëntor 2025 15:05

Pesë anëtarë të një familje në Istog u vranë dhe iu dogjën trupat, ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj një të dyshuari

Nën 27, 2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj një të dyshuari për “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje.

“Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur”,  sipas njoftimit.

Gjithashtu, i pandehuri T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.