Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për 18 komunat që ishin në balotazh më 9 nëntor.
VV ka votuar kundër certifikimit të rezultatit në Kllokot, shkruan Reporteri.net.
Këto janë rezultatet:
Në Gjakovë, fitues i zgjedhjeve është Ardian Gjini me 56.69%.
Në Gjilan, fitues është Alban Hyseni me 61.26%.
Në Dragash, fitues është Behxhet Xheladini me 59.19%.
Në Kaçanik fitues është Sabedin Vishi me 51.19%.
Në Klinë, është Zenun Elezaj me 58.06%
Në Fushë Kosovë, fitues është Valon Prebreza me 55.12%
Në Mitrovicë të Jugut, fitues është Faton Peci me 53.67%
Në Obiliq, fitues është Halil Thaçi me 51.29%
Në Rahovec, fitues është Smajl Latifi me 52.17%
Në Pejë, fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri me 61.09%.
Në Prishtinë, fitues i zgjedhjeve është Përparim Rama me 51.41%.
Në Prizren, fitues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj me 53.42%.
Në Suharekë, fitues i zgjedhjeve është Bali Muharremaj me 55.34%.
Në Viti, fitues i zgjedhjeve është Sokol Haliti me 50.89%.
Në Vushtrri, Ferit Idrizi fitues i zgjedhjeve me 54.06%.
Në Junik, fitues i zgjedhjeve është Ruzhdi Shehu me 57.88%.
Në Mamushë, fitues i zgjedhjeve është Abdul Krasniq me 51.14%.
Në Kllokot, fitues i zgjedhjeve është Bozhidar Dejanoviq me 90.14%.
“Ne votojmë për të gjitha, por kundër certifikimit në Kllokot”, tha anëtari i VV’së në KQZ’së, Sami Kurteshi.
