Forca e Sigurisë e Kosovës sot ka hapur dyert për qytetarët, për të shënuar Ditën e Forcës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Ditën e Forcës”.
Ata fillimisht u ndalën tek kompania e armëve regjimenti i tretë i këmbësorisë ku edhe u shpjegua armatimi që ushtarët përdorin dhe karakteristikat e automjeteve dhe armatimeve.
