• 27 Nëntor 2025 12:36

Lirohet nga paraburgimi prokurori Beqë Shala, mbetet në arrest shtëpiak

Nën 27, 2025

Prokurori Beqë Shala është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e paraburgimit, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë më arsyet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.

Avokati i tij, Naim Rudari ka konfirmuar.

“Po është e vërtetë që është liruar. Vendimi është marrë dje”, tha shkurt Rudari.

Prokurori Shala ishte arrestuar më 27 tetor të këtij viti nën dyshimin për marrje ryshfeti, dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Më 6 nëntor, Gjykata e Apelit përmes njoftimit bëei të ditur se e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj vendimit të Themelores për caktim paraburgimit, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Shalës.