• 26 Nëntor 2025 23:12

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Nën 26, 2025
Germany's Chancellor Friedrich Merz attends a news conference at the chancellery in Berlin, Germany, Wednesday, May 28, 2025.(AP Photo/Markus Schreiber)

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot më 26 nëntor 2025 se lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, duhet të kuptojë se nuk ka asnjë mundësi për të fituar luftën kundër Ukrainës.

Gjatë një fjalimi në Bundestagun gjerman, Merz theksoi se ruajtja e paqes në Evropë është një nga parimet kryesore të qeverisë së tij dhe se përfundimi i luftës nuk duhet të nënkuptojë kapitullim.

Ai shtoi se është e domosdoshme të ruhet uniteti midis vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara.

“Pa miratimin e Ukrainës dhe pa miratimin e evropianëve, nuk mund të ketë një bazë për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. Merz gjithashtu mirëpriti përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Trump për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.

Ai nënvizoi se çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me marrëveshje me Evropën, pasi Evropa është jo një gur lëvizës, por një aktor sovran me interesat dhe vlerat e veta.

Kancelari gjerman theksoi se Rusia mund të përfundojë luftën brenda pak minutash nëse do të donte vërtet, dhe se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, sa më gjatë të jetë e mundur. Ai gjithashtu mbështeti idenë e përdorimit të pasurive të ngrira ruse, për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.

“Putin duhet të kuptojë se nuk ka shans të fitojë këtë luftë në kurriz të rendit evropian të lirisë dhe paqes”. Ai konfirmoi gjithashtu se Gjermania do të rrisë ndihmën për Ukrainën vitin e ardhshëm me një total prej 11.5 miliardë eurosh, duke përfshirë mbështetjen financiare, ushtarake dhe humanitare.