• 26 Nëntor 2025 10:48

Dalin detaje të reja për vdekjen e Shpat Kasapit, familjarët konfirmojnë lajmin

Nën 26, 2025

Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në Alsat, 9me11.

Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Kujtojmë se Shpat Kasapi, ka qenë një ndër zërat me të cilin janë rritur shumë breza.