• 26 Nëntor 2025 08:46

Rama i bindur për VV: 100% dikush prej tyre do të hyjë në burg

Nën 26, 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ish ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e konsideruar atë si përgjegjësin kryesor për bllokim të të hyrave vetanake të kryeqytetit, në vlerë prej rreth 35 milionë eurosh.

Rama bëri të ditur se për këtë çështje është ndërmarrë edhe hap juridik, përmes paraqitjes së kallëzimit penal ndaj Muratit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Financave.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe tre zyrtarëve të thesarit dhe zyrtarëve të tjerë në ministri të cilët janë përgjegjës dhe vazhdojnë të jenë në kundërshtim me ligjin. 100 për qind dikush prej tyre ka me hy në burg. Ministri në detyrë Hekuran Murati mundet teknikisht me i ikë burgut, sepse thotë “unë jam në detyrë” – këta të tretë e kanë përgjegjësinë me i nënshkru fondet për të kaluar dhe kështu edhe i përdor, edhe i shtin në burg, edhe punon kundër qytetarëve të kryeqytetit”, u shpreh ai.