• 25 Nëntor 2025 23:56

Përparim Rama për Kurtin: Autokrat, i gjithëdijshmi që vendos se kujt me iu dhanë buxheti e kujt jo

Nën 25, 2025

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur “autokrat” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Referuar deklaratës së tij për ndarjen e buxhetit, Rama ka thënë se Kurti si “i gjithdijshëm” vendos se kujt duhet t’i ndahet buxheti, shkruan Reporteri.net.

“Ja ku e keni këtu një autokrat. I gjithëdijshmi që vendos ai vetë kush po dijka, kush po dojka, kush s’po dojka, kush po vjedhka, kush qenka hajn, kush qenka i pafytyrë, kush qenka i pastër. I gjithëdijshmi po vendos aty se kujt duhet me iu dhanë buxheti e kujt jo”, ka deklaruar Rama.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se është “sekt” e jo parti.

“Kjo nuk është as parti politike, është një sekt që mendojnë se janë përmbi të gjkithë. Mendojnë se këta janë Zoti dhe vendosin për të gjithë ne, të varfërit, ne që s’dijmë se këta qenkan të pastër, këta qenkan të Zotit”, ka deklaruar Rama në RTV Dukagjini.

“Kush po merr vendim, Dejona Mihali?”, ka deklaruar tutje Rama.