• 25 Nëntor 2025 19:43

Dogana ndalon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro

Nën 25, 2025

Dogana e Kosovës, mbrëmjen e së hënës ka konfiskuar tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara, shkruan Gazeta KFVA.

Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se valixhet përmbanin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar, përcjell Gazeta Metro.

“Dogana e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit të rregullt të një automjeti me targa të huaja, si dhe pas deklarimit fillestar të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficeret doganor së bashku me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit përmes skanerit, në automjet janë gjetur tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara. Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklarua”, thuhet në njotimin e Doganës.

Tutje bëhet e ditur se mallrat janë ndalur përkohësisht, ndërsa vlera e tyre dyshohet të tejkalojë 10,000 euro.

“Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Doganës.

PAMJE