• 25 Nëntor 2025 18:17

Policia përgatit postera kundër dhunës në familje

Nën 25, 2025

Policia e Kosovës ka përgdatitur fletushka dhe postera si pjesë e projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!” në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore”., përcjell Gazeta KFVA.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur e cila tha se qëllimi i fushatës është të nxisë qytetarët që të mos heshtin përballë dhunës, duke kuptuar që secili zë ka rëndësi dhe çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe pa dhunë.

“Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose – linjës së veçantë  080019999 apo përmes   aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Policia e Kosovës – Për një shoqëri pa dhunë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Fushata 16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore, mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, ku në kuadër të kësaj fushatë ka edhe aktivitete të ndryshme.

THIRRJE