• 25 Nëntor 2025 18:10

Kjo është makina më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand

Nën 25, 2025

Gordon Murray’s S1 LM ka bërë histori duke u shitur për 20.63 milionë dollarë (rreth 17.9 milionë euro), duke u kthyer në makinën e re më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.

Ankandi u zhvillua në Las Vegas gjatë fundjavës së Formula 1, ku kjo makinë ultra e rrallë ndezi një garë të fortë ofertash mes koleksionistëve.

S1 LM është një nga vetëm pesë njësi të prodhuara, të gjitha të blera fillimisht nga një koleksionist misterioz, i cili vendosi të shesë njërën prej tyre, përcjell telegrafi.

Spektakli nisi që me mbërritjen e makinës, e cila u soll me helikopter për një prezantim mbresëlënës.

Fituesi i ankandit jo vetëm që merr në pronësi një hypercar unik me motor Cosworth V12 që ngjitet deri në 12.100 rpm, por do të bashkëpunojë drejtpërdrejt edhe me Gordon Murray për personalizimin e çdo detaji.

Shitja rekord e S1 LM tregon se tregu i supermakinave ekstreme vazhdon të thyejë kufij dhe të tërheqë shuma marramendëse.

MAKINA