• 24 Nëntor 2025 23:01

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti i informon për situatën e sigurisë

Nën 24, 2025

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresmeni Michael Turner. Pjesë e takimit ka qenë edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR thuhet se Ulutas ka informuar delegacionin amerikan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për angazhimet aktuale të KFOR-it, shkruan Reporteri.net.

Ai ka theksuar përkushtimin e pandryshuar të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ulutas gjithashtu ka vlerësuar lart kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal./KFVA./