• 24 Nëntor 2025 20:19

Messi e thyen edhe një rekord historik, pas një goli dhe tri asistimeve ndaj Cincinnati

Nën 24, 2025

Numrat që rrethojnë Lionel Messin kanë pushuar së përkituri futbollit tokësor prej kohësh – por çdo javë ai e kujton botën për këtë.

Demonstrimi i tij më i fundit erdhi në Cincinnati, ku dha një paraqitje që tronditi sërish MLS-në: një gol, tri asistime dhe ndjesia e pamohueshme se, në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të shkruajë mitologjinë e vet pa u ngadalësuar aspak.

E megjithatë, pjesa më tronditëse nuk ishte rezultati 4-0, por dimensioni historik i asaj që arriti argjentinasi me ato katër kontribute.

Fitorja ndaj Cincinnati prodhoi një shifër që tingëllon si fanta-shkencë: 1,300 kontribute në gola në karrierën e tij profesionale.

Messi e arriti këtë pikë historike me 896 gola dhe 404 asistime, të grumbulluara me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe kombëtaren e Argjentinës.

Është një shifër që asnjë lojtar tjetër në histori nuk i është afruar me kaq konsistencë, në kaq shumë nivele dhe për kaq shumë vite.

Pjesa më e çmendur? Nuk ka asnjë shenjë se po ngadalësohet.

Messi po luan futbollin më të mirë që kur mbërriti në Miami, me ndikim total në lojë, lidership të plotë dhe një rrugë të drejtpërdrejtë drejt asaj që mund të jetë trofeu i tij i parë i madh me klubin amerikan.

Edhe më e rëndësishme, ai po e bën këtë vetëm pak muaj para asaj që mund të jetë Kupa e tij e fundit e Botës, ndonëse vetë ka këmbëngulur se nuk ka vendosur një datë tërheqjeje.

Paraqitja e tij solli edhe një tjetër arritje të madhe: me ato tri asistime, Messi u barazua me Ferenc Puskás për lojtarin me më shumë asistime të regjistruara në historinë e futbollit (404).

Argjentinasi tashmë i ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e imagjinueshme, por ky rekord – ndoshta më simboliku nga të gjithë – duket se është i destinuar t’i përkasë atij vetëm brenda pak ditësh.

Shansi i radhës do të vijë në Finalen e Konferencës së Lindjes në MLS, e para në historinë e Inter Miamit, ku Messi do të përpiqet ta çojë klubin drejt paraqitjes së tij debutuese në finalen e MLS Cup.