• 24 Nëntor 2025 19:30

Për pak ju ik aeroplani, pasagjerët vrapojnë në pistë – arrestohen nga policia gjermane

Nën 24, 2025

Dy pasagjerë janë arrestuar pasi u përpoqën të ndiqnin aeroplanin e tyre në pistë, pasi kishin humbur fluturimin në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, u panë duke vrapuar nëpër pistën e aeroportit të Këlnit, Bonit, të premten në një përpjekje për të kapur një fluturim të Wizz Air.

Aeroplani, me destinacion Rumaninë, u pa me drita të kuqe të ndezura dhe motorë të ndezur, duke treguar se ishte në mes të nisjes së tij në orën 21:30.

Por dy burrat duket se i bënë sinjal pilotit se donin të hipnin në aeroplan.

Ndërkohë një punonjës i aeroportit u pa duke iu afruar burrave dhe duke ndërhyrë.

VIDEO