Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dalë në konferencë për media pas protestës së sotme të punëtorëve të Trafikut Urban.
Murati e ka cilësuar këtë si betëjë politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun.
“Çfarë e kemi pa sot ishte një betejë politike që LDK me Lumir Abdixhikun kanë vendosur ta bëjnë në kurriz të qytetarëve të Prishtinës…. Pse nuk u ndërpre më herët. Unë para një muaji e pata paralajmëruar këtë situatë. …Pas përfundimit të balotazhit dhe kur u shpall data e zgjedhjeve nacionale, Trafiku Urban që deklaronte se s’ka probleme financiare tash del se megjithatë ka”, ka deklaruar Murati.
Ai tha se ndonëse komuna i ka pasur mjetet e alokuara, nuk ka bërë pagesë për trafikun urban deri në kohën kur ai u takua me përfaqësuesit e sindikatës.
“Plani kishte qenë që të bëhej betejë politike, edhe sot që i aknë pasur mjetet e alokuara, Komuna e Prishtinës nuk e ka bërë asnjë pagesë të vetme ndaj operatoëve. Në ora 12:20 është bërë pagesa e parë”, deklaroi Murati.
Murati tha se këtu janë dy probleme që kanë sjellë të kjo situatë.
“Pra Kryetari i Komunës për shkak të vendimeve elektorale, e ka fut komunën në obligime pa mbulesë dhe kësisoji tash ka vështirësi që ti paguaj këto fatura. Vendime electorale. Dëshmia më e mirë është që përveç trafikut urban, janë në vështirësi edhe ofruesit privat, gjë që nuk ka ndodhur më herët. Problemi i dytë është pastaj edhe mosvotimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Murati.
