• 24 Nëntor 2025 18:57

Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK

Nën 24, 2025

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi me kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovcit, për të cilin ka thënë se ka qenë, është dhe mbetet PDK, shkruan KFVA.

Lladrovci në zgjedhjet e fundit garoi me parti të re, ndaras nga PDK.

Hamza e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me Lladrovcin dhe kreun e BDI’së, Ali Ahmetin.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.