• 24 Nëntor 2025 16:44

Sulmoi me sepatë gruan, Prokuroria jep detajet

Nën 24, 2025

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, është deklaruar për rastin e rëndë në Lipjan. Ajo tha se bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten me sëpatë.

Shala shton se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Dyshohet se bashkëshorti ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ajo e ka konfirmuar se i dyshuari, K.E. është arrestuar, përcjell KFVA.

Hetimet po vazhdojnë.

“Pas zhvillimeve të intenzive hetimore, sot rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari K.E., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në bazë të nenit 183 të KPRK-së. Hetimet rreth rastit po vazhdojnë, për çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, tha Shala