• 24 Nëntor 2025 16:44

“Ua di kodin vartësve të Dejona Mihalit, shpejt i nxjerri nga takti”, vazhdon përplasja Musliu-Osmani

Nën 24, 2025

Një deklaratë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Vjosa Osmani ka çuar në përplasje mes tyre, shkruan Reporteri.net.

Ndaj deklaratës “Presidente e Dejona Mihalit”, Osmani tha se s’ja vlen të merret me akuzat e deputetes së PDK-së. Për këtë ka reaguar edhe kjo e fundit.

Ajo ka thënë se ua di kodin varëtsve të Dejonës dhe se “i nxjerrë shpejt nga takti”.

“Unë ua di kodin vartësve të Dejona Mihajlit, shpejt i nxjerr nga takti”, ka shkruar Musliu.

Për Osmanin, ka gjëra më të rëndësishme në udhëheqje të shtetit se të merrej me Musliun.

“As nuk ja vlen të merrem asnjë sekond me akuzat e Ganimete Musliut. Kemi gjëra shumë më të rëndësishme në udhëheqje të shtetit”, tha Osmani sot para gazetarëve.

Përplasja mes tyre nisi kur Presidentja Osmani caktoi 28 dhjetori si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjë që nuk u prit mirë nga deputetja e PDK-së.

Musliu kishte deklaruar se Osmani me atë vendim u zbulua se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihalit.