Punëtorët e RTK-së për dy orë nga ora 11:00 e deri në orën 13:00 kanë mbajtur një grevë të përgjithshme, në shenjë pakënaqësie me situatën financiare.
Po ashtu edhe edicioni i lajmeve nisi me protestë, ku brenda studios u shfaqën në prapavijë punëtorët me pankarta që jepnin porosi si:
“Pa paga, s’ka punë”, “Greva është zëri ynë” etj, përcjell KFVA.
Po ashtu prezantuesja nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme dhe i gjithë edicioni kaloi vetëm me pamje dhe me titra të shfaqura në ekran.
