Punëtorët e Trafikut Urban po protestojnë para Komunës së Prishtinës përshkak të mosmarrjes së pagave që nga muaji maj, shkruan KFVA.
Në protestë është bashkuar edhe Kryetari Përparim Rama i cili ka akuzuar qeverinë për bllokim të buxhetit të Komunës.
“Po më vjen shumë keq në çfarë niveli na ka pru kjo qeveri me bllokadë., E ndjej për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, dhe ju falenderoj për punën që e keni bërë, përkundër bllokadave, e dini që edhe ne sikur ju, sikur me e pas rrogën tënde në bankë e ai zyrtari në bankë mos me t’i cu”, tha Rama para punëtorëve të Trafikut Urban.
“Problemi është tek qeveria”, shtoi tutje ai.
