Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Derisa autobuset e Trafikut Urban sot kanë mbetur në parking, punëtorët tashmë po protestojnë.
Ata tashmë kanë filluar protestën që nga ora 09:00 para Komunës së Prishtinës.
E shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në Prishtinë, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.
