Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Gazetarja e Gazetës Online Reporteri.net e cila po ndjek nga afër seancë gjyqësore raporton se në këtë seancë mungon dëshmitari Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.
Gjykata mori vendim të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici më 6 dhjetor të vitit 2023.
