• 24 Nëntor 2025 12:57

Një delegacion i Kongresit Amerikan sot në Kosovë, Osmani i pret në takim

Nën 24, 2025

Një delegacion i Kongresit Amerikan do të qëndrojë sot në Kosovë.

Kështu ka njoftuar zyra e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Sipas këtij njoftimi, Osmani do të takohet me këtë delegacion në orën 09:30.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të kongresit amerikan. Takimi do të mbahet në ora 09:30, në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.