Marco Rubio thotë se takimet e sotme kanë qenë “më produktivet dhe më kuptimplotet” e procesit të paqes deri më tani për të.
Pas tyre, sekretari i shtetit i SHBA-së thotë se ekipi i Uashingtonit po bën “disa ndryshime” në planin e paqes, me sa duket të bazuara në sugjerimet e Ukrainës.
Ai shton se ka ende punë për të bërë dhe mund të kenë një përditësim të mëtejshëm më vonë.
“Kemi një produkt pune shumë të mirë që është ndërtuar tashmë mbi një bazë të kontributit nga të gjitha palët përkatëse të përfshira këtu dhe ne ishim në gjendje të shqyrtonim disa nga këto pika tani, pikë për pikë”, ka thënë më tej Rubio.
“Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani kanë shkuar në dhomat e tyre ndërsa po punojmë në disa nga sugjerimet që na u ofruan, kështu që po punojmë, duke bërë disa ndryshime me shpresën për të ngushtuar më tej dallimet dhe për t’iu afruar diçkaje me të cilën si Ukraina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë shumë të kënaqura”, ka shtuar ai.
Rubio theksoi se çdo plan kërkonte miratimin e Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt, dhe Rusinë që të ofronte pikëpamjen e saj, por ai ishte “i qetë” për këtë.
