Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, kanë marrë pjesë në ceremoninë “Marines Ball”.
Ajo në një postim në Facebook, ka theksuar se është mirënjohëse ndaj sakrificës dhe kontributit që ka bërë ShBA-ja për Kosovën.
“Një mbrëmje e paharrueshme në ‘Marines Ball’, së bashku me aleatët tanë të përhershëm dhe në nderim të marinsave amerikanë që kanë qenë krah nesh në ditët më vendimtare të vendit tonë, dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për paqe, në Kosovë dhe kudo në botë”.
“Mirënjohëse për shërbimin, sakrificën dhe partneritetin e pathyeshëm që na ka bashkuar gjithmonë”, ka thënë Osmani.



