• 23 Nëntor 2025 20:19

Murati akuza ndaj Abdixhikut: S’e votuat buxhetin e Prishtinës, betejën politike po e bëni në kurriz të qytetarëve

Nën 23, 2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka bërë edhe një postim lidhur me buxhetin e Prishtinës, ku ka adresuar kritika në drejtim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit duhet t’iu tregojë qytetarëve të kryeqytetit pse nuk e votuan buxhetin e Prishtinës për vitin 2025.

Ai ka akuzuar Abdixhikun se ka vendosur të zhvillojë betejë politike “në kurriz të qytetarëve” duke bllokuar votimin e buxhetit, shkruan KFVA.

Postimi i tij i plotë:

Lumir Abdixhiku, tregoju qytetarëve të Komunës së Prishtinës pse nuk e votuat buxhetin e Prishtinës për vitin 2025!

Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.

Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin.