Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u takuan 63 herë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, në rreth 750 minutat punë, ata nuk arritën të zgjedhin një Qeveri të re apo ta miratojnë buxheti.
Madje, iu deshën 60 seanca për ta konstituuar Kuvendin.



Presidentja Vjosa Osmani të enjten e 20 nentorit e ka shpallur 28 dhjetorin si datën për zgjedhjet e reja, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo tha se meqë nuk pati vullnet politik, shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme.
