• Sun. Nov 23rd, 2025

Vdes në spitalin e Prizrenit punëtori që u lëndua në korrik në vendin e punës

Nov 23, 2025

Një burrë ka vdekur të shtunën në spitalin e Prizrenit.

I njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës më 7 korrik.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë hetimet kanë nisur dhe rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.