• Sat. Nov 22nd, 2025

Pas reshjeve të shiut, nis bora në veri të Shqipërisë

Nov 22, 2025

Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në rrugën qafë Thore-Theth kanë nisur reshjet e borës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve.

Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.

Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.